Ne ofrojmë konsultime të personalizuara për familjet dhe profesionistët në përballjen e sfidave të tyre unike. Shërbimet përfshijnë:
- Konsulencë prindërore:Këshilla të përshtatura për sfidat specifike të prindërimit, nga menaxhimi i sjelljes deri te përmirësimi i komunikimit me fëmijën tuaj.
- Mentorim profesional:Udhëzime dhe ndjekje rasti të punonjësve socialë, mësuesve ose edukatorëve që kërkojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale ose të adresojnë raste specifike.
- Ndërhyrja në krizë familjare:Ofrimi i mbështetjes së menjëhershme strategjike për familjet në situatë krize, duke ndihmuar në stabilizimin e situatës dhe planifikimin për të ardhmen.