Trajnime Prindërimi

Në pritje të ëmbël

Ky program përgatit prindërit në pritje për ardhjen e foshnjës së tyre duke mbuluar tema thelbësore si:

  • Kujdesi para lindjes: Kuptimi i ndryshimeve fizike dhe emocionale gjatë shtatzënisë dhe si të përgatiteni për lindjen e fëmijës.
  • Lidhja para lindjes: Teknika për lidhjen emocionale me foshnjën kur është ende në bark, duke promovuar një lidhje të shëndetshme që në fillim.
  • Krijimi i një mjedisi mbështetës: Këshilla praktike për përgatitjen e shtëpisë, menaxhimin e stresit dhe ndërtimin e një sistemi mbështetës për javët e para pas lindjes.
Zgjidh trajnimin

Foshnje & Vogëlush (0-3 vjeç)

Ky trajnim i ndihmon prindërit të lundrojnë në tre vitet e para vendimtare të jetës. Temat përfshijnë:

  • Lidhja dhe bashkimi: Si të nxisni një lidhje të sigurt që do të mbështesë rregullimin emocional dhe zhvillimin social ndërmjet prindit dhe fëmijës.
  • Pikat e zhvillimit të hershëm: Udhëzime se çfarë të presësh për sa i përket rritjes fizike, emocionale dhe njohëse (cognitive).
  • Menaxhimi i Sjelljes: Këshilla për menaxhimin e sfidave të zakonshme, të tilla si problemet e gjumit, zemërimi dhe ankthi i ndarjes.
Zgjidh trajnimin

Parashkollor & Fëmijë (4-9 vjeç)

Kjo fazë fokusohet në vitet parashkollore dhe ato të para të shkollës. Trajnimi mbulon:

  • Disiplina pozitive:Strategji për vendosjen e kufijve, menaxhimin e sjelljes së papërshtatshme dhe inkurajimin e përgjegjësisë pa masa ndëshkuese.
  • Nxitja e Pavarësisë:Strategji për fuqizimin e fëmijëve që të ndërtojnë vetëvlerësim dhe aftësi vendimmarrëse ndërsa hyjnë në shkollë dhe zhvillojnë marrëdhënie shoqërore.
  • Mbështetja e zhvillimit emocional:Mjete për prindërit për të ndihmuar fëmijët të shprehin emocionet në mënyra të shëndetshme dhe të menaxhojnë stresin.
Zgjidh trajnimin

Para adoleshentë & Adoleshentë (10-18 vjeç)

Gjatë adoleshencës, prindërimi bëhet më i ndërlikuar. Ky trajnim adreson:

  • Komunikimi: Teknikat për të mbajtur një komunikim të hapur dhe të respektueshëm me adoleshentët.
  • Kufijtë dhe liria: Balancimi i autonomisë me kufijtë e duhur, duke ndihmuar adoleshentët të bëjnë zgjedhje të sigurta dhe të përgjegjshme.
  • Mbështetje për shëndetin mendor: Identifikimi i shenjave të depresionit, ankthit dhe shqetësimeve të tjera të shëndetit mendor dhe njohja kur duhet të kërkoni ndihmë profesionale.
Zgjidh trajnimin

Mbi 18 vjeç

Për prindërit e fëmijëve të rritur, dinamika ndryshon ndërsa të rriturit e rinj përpiqen për pavarësi. Trajnimi mbulon:

  • Kalimi në moshën madhore: Si të mbani një marrëdhënie të shëndetshme ndërsa fëmijët tuaj bëhen më të pavarur.
  • Menaxhimi i roleve të reja: Kuptimi dhe pranimi i rolit tuaj të ri në jetën e tyre pa kapërcyer kufijtë.
  • Mbështetja e shëndetit mendor dhe mirëqenies së fëmijëve të rritur: Njohja kur dhe si të ofrohet mbështetje emocionale duke inkurajuar pavarësinë.
Zgjidh trajnimin